Besiana Kadare shpërndan foton e rrallë të babait të saj me Gramoz Pashkon
Besiana Kadare ka postuar në rrjetin social Instagram një foto të vjetër të babait të saj, Ismail Kadare me ekonomistin dhe politikanin Gramoz Pashko, i cili ndërroi jetë në vitin 2006. ”Babi me mikun e tij Gramoz Pashko (nga arkiva familjare)”,-shkruan ajo. Kujtojmë se shkrimtari i madh Ismail Kadare u nda nga jeta korrikun e vitit 2024 por duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Ai njihet si shkrimtari më i madh i Shqipërisë me vepra kolosale si “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
KOHA JONË SONDAZH


