Besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen. Mesha në Katedralen e “Shën Palit

Besimtarët e Krishterë festuan në mesnatë duke u gdhirë 25 dhjetor lindjen e Krishtit. Në kryeqytet mesha u mbajt në Katedralen katolike të Shën Palit nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës.

Qindra besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen e ‘Shën Palit’ në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishëm në kalendarin kristian mes lutjeve, ndezjes së qiririt dhe faljes. Ndërsa Imzot Rrok Mirdita uroi të gjithë besimtarët.

Me rastin e festës së Krishtlindjes, drejtuesit e Kishës Ortodokse, asaj Katolike shqiptare uruan besimtarët. Në mesazhet e tyre, përfaqësuesit e komuniteteve fetare apeluan që të gjithë të kontribuojnë për bashkëjetesën dhe paqen.

Festa e Krishtlindjes

Krishtlindja (“Kërshëndellat” apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se tij.

Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.

Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.

SHKARKO APP