Besimtarët myslimanë do e falin Fiter Bajramin në sheshin “Skënderbej”
Falja e Fiter Bajramit do të bëhet edhe këtë vit në sheshin “Skënderbej”. Zëvendësmyftiu i Tiranës Erjol Haxhiu tha se namazi do të falet në orën 6:20 të mëngjesit.
“Po bëhemi gati që të kurorëzojmë gjithë ato punë të mira me festën e madhe të Fiter Bajramit, festë e cila është ditën e hënë, më 2 maj dhe do të festohet në sheshin “Skënderbej” siç tashmë është bërë traditë e bukur. Namazi do të falet orën në 6:20”, tha Haxhiu.
Për 40 minuta nuk do të mungojnë ligjëratat nga krerët e komunitetit myslimanë. Falja e Fitër Bajrami përmbyll muajin e sakrificës dhe këtë vit ai përkon ditën e hënë.