Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin (FOTO)

Festa e Fiter Bajramit erdhi pas 30 ditëve sakrificë, lutje dhe adhurimi ndaj Allahut në muajin e shenjtë të Ramazanit! Në mbarë botën besimtarët myslimanë festojnë sot këtë festë të shenjtë.

Në Tiranë por edhe në të gjithë Shqipërinë mijëra besimtarë iu bashkuan faljes së madhe. Në kryeqytet si çdo vit ajo u fal në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:00, një ceremoni e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Të gjithë besimtarët, por edhe krerët e Komunitetit Myslimanë kanë uruar për të gjithë besimtarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e diasporë për më shumë begati, paqe, prosperitet e harmoni për Shqipërinë. Kjo festë e shenjtë përmbyll muajin e madhërueshëm të Ramazanit (një nga 5 shtyllat e Islamit) me faljen e namazit të Bajramit. Gëzimi i kësaj dite vijon me shtrimin e tryezës së Fiter Bajramit dhe pasdite me urimet për mirësi e begati në familjet e të afërmve dhe miqve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stafi i gazetës “Koha Jonë” uron të gjithë besimtarët myslimanë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Fiter Bajramin. Ju urojmë paqe, mbarësi e begati në familjet tuaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

236623_2

236624

236625

Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?