Besimtarët myslimanë refuzojnë ta marrin vaksinën në agjërim

Muaji i Ramazanit ul vaksinimet kundër Covid-19 në Shqipëri. Silva Bino pohon se në këtë periudhë agjërimi, besimtarët po refuzojnë marrjen e dozave anti-covid. Aktualisht 11% e popullsisë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 20 mijë persona, kryesisht mjekë dhe infermierë i kanë marrë të dyja dozat.

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit nuk përjashtoi problemet e shfaqura pas vaksinimit, si me Pfizer ashtu dhe me llojet e tjera. Edhe pse nuk dha shifra të incidenteve të ndodhura, këto po verifikohen nga një grup specialistësh.

Instituti i Shëndetit Publik po kryen studim mbi efektivitetin e vaksinës te personeli mjekësor në 5 spitale jo Covid në Tiranë dhe rrethe. Nuk rezultojnë mjekë dhe infermierë të infektuar pas dozës së dytë të Pfizer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?