Besimtarët ortodoksë kremtojnë Festën e Shën Mërisë

Besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë sot Festën e Shën Mërisë, një nga festat më të mëdha të kalendarit ortodhoks dhe festohet nga besimtarët orthodoksë në të gjithë botën.

Nga data 1-15 gusht janë dy javë kreshmë (agjërim) dhe ditën e festës besimtarët kungohen me Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Pas liturgjisë hyjnore, kreshma prishet dhe vendin e kreshmës e zënë panairet pranë manastireve dhe kishave, që mbajnë mbajnë emrin e Shën Mërisë.

Në traditën e lashtë shqiptare, shqiptaret e quajnë këtë festë edhe si “Pashka e verës”, ose “Pashka e vogël” për të simbolizuar rëndësinë e kësaj dite të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Besimtarë nga zona të ndryshme të vendit mblidhen së bashku pranë manastireve apo kishave qe mbajnë emrin e Nënës së Zotit dhe pasi përfundojnë liturgjinë, vendasit shtrojnë panaire për nder të gjithë të ardhurve ku krahas ushqimit ka edhe këngë edhe valle.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si “Pashka e Madhe”, Ringjallja e Krishtit, që bie zakonisht në pranverë, edhe “Pashka e verës” është një gërshetim i dhimbjes së kthyer në gëzim. Si Jezu Krishti, edhe Virgjëresha Mari u ringjallën dhe lanë pas varre bosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?