Besnik Bare ndjehet keq gjatë seancës, i jepet ndihma e shpejtë

Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, ka pasur probleme shëndetësore gjatë seancës së sotme të Kuvendit, e cila vijon prej orës 10:30.

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë ka mbërritur menjëherë një ambulancë për t’i ofruar atij ndihmën e shpejtë.

Paraprakisht dyshohet se deputeti socialist ka pasur një luhatje tensioni. Gjendja shëndetësore e deputetit Bare është jashtë rrezikut për jetën.  Report TV

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?