Beteja për Shkodrën dhe Tom Doshi

Në zgjedhjet e pjesshme vendore beteja kryesore do të jetë në Shkodër, ku nuk përplasen katër formacione politike si në bashkitë e tjera. Në Shkodër, përveç PS, PD së Berishës, PD së Bashës dhe LSI aty rol të rëndësishëm ka edhe PSD ose si quhet tashmë partia e Tom Doshit.
Ky i fundit mori në zgjedhjet e 25 prillit një deputet në Tiranë, çka ishte surprizë e madhe, por edhe në Shkodër partia e Tomës mori dy deputetë. Një histori e pabesueshme, por kështu ndodhi. Në zonat përreth qytetit të Shkodrës, Tom Doshi quhet si “mbret”. Edhe në qytet ka bastione,
porse në fshatrat, si dikur slogani i Mao Ce Dunit që “fshati të rrethojë qytetin”, edhe Tom Doshi pa e lexuar liderin historik kinez, e zbatoi në praktikë. Pra po deshe të shkosh në fshatrat rrotull qytetit të Shkodrës duhet të marrësh “leje” nga Tom Doshi.
Ndaj edhe në këto zgjedhje vendore për Bashkinë e Shkodrës ku një numër i madh votash merren përreth qytetit, duhet të vendosë Doshi se kujt do t’ia japë me 6 mars.
Nisur nga këto fakte ka mundësi që PS-ja të fitojë për herë të parë bashkinë e Shkodrës. Ose nëse Toma bën pakt me Berishën, atëherë kandidati i Saliut automatikisht fiton.
Pa i rënë anash kësaj historie elektorale, Bashkia e Shkodrës në situatën kur ndodhet PD-ja e përçarë dhe e copëtuar, fitohet vetëm nga votat e Tom Doshit.
Ish-deputeti iku nga parlamenti sepse fitoi por kur SHBA e paralajmëroi, Toma futi indietron dhe po shikon nongratën Berisha se ç’po heq këto muaj!
Ndaj Toma shijon nga jashtë parlamentit duelin Berisha- SHBA, që dihet se kush fiton!
As Rusia e Putin nuk guxon ti dalë para SHBA!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?