Beteja për Tiranën – KQZ, PDIU siguron 16 vota plus nga rinumërimi i 19 kutive
Deri tani janë numëruar 19 kuti dhe PDIU ka arritur të sigurojë 16 vota më shumë nga rezultati i 25 qershorit.
Pritet të shihet trendi i rezultatit në vijim. Hapja e kutive u vendos pas ankimit të PS dhe PDIU.
Rezultati i sotëm do të ndajë nëse mandati do t’i shkojë PDIU së Shpëtim Idrizit, i cili me 37 vota mund të kalojë pragun për tu bërë deputet i Parlamentit të ri.
Po ashtu procesi do të realizohet edhe për ankesën e paraqitur nga PD për dy QV në Berat. Vendimi është miratuar dje me votë unanim

