Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Betejat që duhet të fitojnë gratë, ambasadorja e Francës: Zonjat të përfaqësuara në politikë, por jashtë Tiranës është sfidë

Aktualitet E premte, 8 Mars 2024 22:00
Betejat që duhet të fitojnë gratë, ambasadorja e Francës: Zonjat të përfaqësuara në politikë, por jashtë Tiranës është sfidë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

8 Marsi jo veç për një ditë. Në një intervistë për ”Top Channel”, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard ndan urimin e saj për gratë shqiptare dhe tregon betejat e fituara dhe ato që duhen luftuar në të ardhmen.

“Franca ka marrë këto ditë një vendim shumë të guximshëm, aborti një e drejtë kushtetutese.. Vendosja në Kushtetutë e kësaj të drejte themelore të grave në lidhje me trupin e tyre është një mesazh shumë i fortë . Ka akoma beteja të tjera për të fituar mbi të drejtat seksuale dhe riprodhuese të grave, lirinë se si të përdorin trupin e tyre, por edhe të drejta të tjera të shumta themelore mbi shëndetin, mbi jetën që shpesh e kanë të rrezikuar. Pra është gjithnjë e nevojshme të luftojmë për një barazi të plotë mes burrave dhe grave.Urimi që mund të bëj është qe kjo krenari për ne të bëhet një mesazh universal dhe i mbështetur nga të gjithë dhe që e drejta e grave për abort, si të gjitha të drejtat e tjera të grave, të vendoset në të gjitha legjislacionet e vendeve të botës. Ky është urimi im më i mirë për Shqipërinë”, tha Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Diplomacia feministe është në qendër të veprimtarisë së Ambasadës Franceze, por përtej numrave, a është roli i grave në politikë po aq i fuqishëm sa burrat?

“Mendoj se nuk bëhet fjalë për atë që burrat u lejojnë të bëjnë sepse gratë duhet përpiqen vetë të zënë një vend sa më të madh. Eshtë gjithmonë një betejë dhe asnjëherë një gjë që u është dhënë. Mendoj se gratë në Shqipëri dhe në botë e kanë kuptuar këtë. Kur erdha në Shqipëri u çudita pa masë kur konstatove se në çfarë shkalle të lartë është përfaqësimi i grave në politikë, ndoshta edhe më shumë se në Francë. Por mendoj se aksesi në punësim, në sipërmarrje, në jetën ekonomike, ndoshta në zonat jashtë Tiranës është një sfidë e rëndësishme”, deklaroi Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbrojtja e të drejtave të grave duhet të trajtohet pa diferencime njëjtë si për të drejtat e njeriut , për ambasadoren Suard, teksa shpjegon fushatën në vendin tonë në plan afatgjatë.

“Në një plan më direkt, do të takoj të rinj për të folur pikërisht për produktet e higjienës personale sepse është një temë tabu, për të cilën askush nuk flet, nuk flitet për menstruacionet e grave. Nuk bëhet. Por në fakt është një peshë, një pengesë shumë e rëndë dhe me kosto ekonomike. Shumë gra nuk marrin masat e nevojshme sepse nuk i kanë mundësitë, është e kushtueshme. Kjo është absolutisht e papranueshme, është çështje dinjiteti dhe mund të zgjidhet me masa të thjeshta. për shembull në Francë, që nga viti 2016 TVSH-ja për produktet e higjienës është ulur shumë, nga 20% që ishte, tani është 5,5%. Kjo është diçka me shumë interes dhe mund të merret në shqyrtim edhe nga Shqipëria. Gëzohem të konstatoj se debati është shtruar tashmë edhe në Shqipëri”, tha Catherine Suard-ambasadore e Francës në Shqipëri. /TCH/

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 34 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 39 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 39 minutash

Etiketat e lidhura

ambasadorja e Francës në ShqipëriCatherine Suardgratë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 10 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 10 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 25 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 33 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.