Betejë dhëmb për dhëmb në Shkodër mes Berishës dhe Ramës. Basha gjithmonë në fund

Vijon numërimi i votave në Bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë beteja duket se është dhëmb për dhëmb mes kandidatit të Sali Berishës, Bardh Spahia dhe kandidatit të PS, Majlinda Angoni.

Ndërsa kandidati i Lulzim Bashës, Xhemal Bushati ka marrë rezultat shumë të dobët teksa kanë mbetur edhe shumë pak kuti pa u numëruar.

Deri tani janë numëruar 242 kuti nga 250 gjithsej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardh Spahia nga Shtëpia e Lirisë ka marrë deri tani 19719 vota ose 44.9% të votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Majlinda Angoni nga PS ka marrë gjithsej 17742 ose 39.6% të votave.

Ndërsa, Xhemal Bushati i PD-së së Lulzim Bashës ka marrë 7375 ose 16.4 % të votave.

Bardh Spahia ka kryesuar vazhdimisht në Shkodër me vota, që kur ka nisur numërimi në bashkinë më të madhe të veriut.

Numërimi vazhdon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?