Biberaj: Ka hapësira për negociata PD-PS, duhet qeveri tranzitore
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aleksandër Biberaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se mes opozitës dhe mazhorancës ka ende mundësi për negociata, por duhet që kryeministri të hedhë hapin e parë më largimin e tij.
Biberaj: Gjithmon ka hapësira dhe mundësi për negociata. Opozita do të ishte e gatëshme, por mazhoranca, kryeministri duhet të hedhë hapin e parë që të gjendet një zgjidhje që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të shkohet në një proces zgjedhor me një qeveri tranzicioni dhe të fitojë partia më e mirë.
Më tej Biberaj u shpreh se opzoita nuk mund të përcaktojë kryeministrin, sepse atë e përcakton qeveria, por brenda PS-së ka emra që mund të garantonin një process zgjedhor të ndershëm.
Biberaj: Nuk është detyrë e opozitës që të përcaktojë kryeministrin. Kryeministrin e përfaqëson PS-ja që eshtë e vetmja në qeverisje. Brenda PS-s, ose Rilindjes, një sket i PS-së ka emra të përshtatshëm që do ta drejtonin një qeverisje tranzicioni për të garantuar një proces zgjedhor sipas standardeve.
KOHA JONË SONDAZH

