Biden fton Shqipërinë në ”Samitin e Demokracisë”, Serbia mbetet pa ftesë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të mbajë një samit për demokracinë. Aktiviteti pritet të bëjë bashkë mbi 100 vende të botës, kjo për ndaluar rënien e demokracisë dhe erozionin e të drejtave dhe lirive në botë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor ftesë kanë marrë shtete si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por pa ftesë kanë mbetur Kosova, Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

Në listë mungojnë dhe vende si Hungaria dhe Turqia ndërsa shumë kritika ka marrë prezenca e Polonisë, e cila vitet e fundit ka ngritur shumë pikëpyetje mbi demokracinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Samiti do të mbahet online në datat 9-10 dhjetor dhe lista e vendeve pjesëmarrëse nuk është përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?