Biden: Nëse Rusia pushton Ukrainën, i shkatërrojmë Nord Stream2!
Presidenti amerikan Joe Biden dhe kancelari gjerman Olaf Sholz u përpoqën të shfaqin një front të bashkuar pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë. Por kur erdhi fjala tek gazsjellësi rus që do të furnizojë Gjermaninë me gaz.
Prej kohësh një halë në syrin e Shteteve të Bashkuara, Nord Stream2 tani u kthye dhe në mjet kërcënimi të Washingtonit ndaj Moskës.
Joe Biden:Nëse Rusia pushton Ukrainën – që do të thotë nëse tanket apo trupat ruse kalojnë kufirin- nuk do të ketë më Nord Stream 2. Ne do t`I japim fund gazsjellësit.
Scholz nga tjetër, edhe pse tha se SHBA dhe Gjermania janë aleatët më të afërt, për gazjellësin nuk foli asnjë fjalë. SHBA kanë vendosur në të kaluarën disa sanksione kundër firmave, anijeve dhe personave të veçantë që marrin pjesë në Nord Stream 2. Në fakt, Washingtoni insiston që e gjithë Europa ta reduktojë varësinë e saj prej gazit rus, me argumentin se Moska e përdor atë për ndikim politik. Por nëse kjo ndodh, dhe Europa nuk furnizohet më prej Moskës, cfarë alternativash të tjera ka?
Këtu, thotë Anna Creti e Universitetit Dauphine në Paris, hyjnë në lojë eksportuesit amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë prodhues I rëndësishëm I gazit të lëngshëm, I cili mund të transportohet edhe përmes detit. LNG, sic njihet ndryshe, shihet si alternativë e mirë njda gazit natyral dhe furnizuesit amerikanë janë të gatshëm ti shtojnë dërgesat e tij në Europë.