Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 21:31 Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm Francesco Camarda pritet të largohet nga Milani në janar pas vetëm 119 minutash këtë sezon. Cagliari ofron një opsion blerjeje me klauzolë riblerjeje dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Lëvizja Studentore
  • Kryepolicja e Tiranës
  • Ndërtime rezidenciale
  • Sulme kibernetike
  • Iran
  • Kosova
  • Futboll
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Biden dhe Trump, pikëpamje të ndryshme mbi përfundimin e luftës në Ukrainë

Aktualitet E diel, 14 Prill 2024 15:43
Biden dhe Trump, pikëpamje të ndryshme mbi përfundimin e luftës në Ukrainë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës mbi dy vjet më parë, ka patur një rritje të mosmarrëveshjeve mes demokratëve dhe republikanëve në Kongres mbi ndihmat ushtarake për Kievin. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti, shpjegon se si dy kandidatët kryesorë presidencialë dallojnë në mënyrën se si duhet trajtuar agresioni rus në Ukrainë.

Kanë kaluar më shumë se dy vjet që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara miratuan shitjen prej 138 milionë dollarësh të pajisjeve për sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “HAWK”, që përdoren për interceptimin e raketave ruse.

Në fjalimin mbi gjendjen e vendit muajin e kaluar, Presidenti Joe Biden tha se Ukraina ka nevojë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë ballë sulmeve të Rusisë.

“Nëse dikush mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse e mbështesim Ukrainën dhe e furnizojmë me armët që i nevojiten për të mbrojtur veten”, tha Presidenti Biden.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Që nga fillimi i agresionit rus, administrata e Presidentit Biden ka vendosur sanksione ndaj individëve dhe subjekteve ruse dhe ka dërguar 75 miliardë dollarë ndihma në Ukrainë.

Steven Kassels, djali i një emigranti ukrainas, thotë se do të votojë për zotin Biden.

“Të shikosh luftën atje, të shikosh Putinin dhe të shikosh njerëzit atje me të cilët për fat të keq e ka lidhur veten të paktën emocionalisht Presidenti Trump, është shumë e frikshme”, thotë ai.

Gjatë presidencës së tij, Donald Trump mbajti një marrëdhënie të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin. Pesë vjet më vonë, ai e quajti atë një “gjeni” për vendimin e tij për të sulmuar Ukrainën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas gazetës Washington Post, zoti Trump ka thënë se do t’i jepte fund luftës duke i bërë presion Ukrainës që t’i japë Rusisë territor. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka quajtur këtë “një ide primitive”.

Mund t'ju interesojë

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Para 43 minutash
Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Zelensky këmbëngul për NATO: Ukraina kërkon garanci sigurie

Para 3 orësh
Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Sulme kibernetike ndaj USDA dhe FBI, pas ndërprerjeve të shumta teknologjike

Para 4 orësh

Në një tubim së fundmi, zoti Trump përmendi një bisedë mbi Ukrainën që kishte zhvilluar me një udhëheqës të një vendit që nuk i ka përmbushur detyrimet financiare si anëtar i NATO-s.

“Nëse nuk paguajmë dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?”

Unë i thashë jo. Nuk do t’ju mbrojmë. Në fakt, unë do t’i inkurajoja ata të bënin çfarë të donin me ju.”

Zoti Biden dhe zoti Trump kanë dallime të mëdha mbi mënyrën se si duhet t’i jepet fund luftës në Ukrainë.

“Presidenti Trump u ka bërë një premtim amerikanëve, të cilin ata mund të besojnë se ai do ta përmbushë, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të negociuar një marrëveshje paqeje me të dyja palët”, tha zëdhënësja e fushatës së zotit Trump, Karoline Leavitt.

Për këtë arsye, Isaac Geer nga Nju Hempshër thotë se do të votojë për zotin Trump.

“Është vërtetë e rëndësishme për mua që ne të qëndrojmë jashtë çdo lufte të huaj, të mbajmë shpenzimet tona ushtarake në nivele të ulëta dhe t’i kthejmë trupat tona në vend apo t’i mbajmë ata në vend”, thotë ai.

Ndërkohë, një projekt-ligj për dërgimin e 60 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën është bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zëri i Amerikës

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm
Para 24 minutash

Camarda te Cagliari, Milani në lojë për Mendyn në sulm

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!
Para 43 minutash

Jakup Krasniqi kthehet në burgun e Hagës, i vllai nuk e takoi dot!

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë
Para 54 minutash

Vllaznia fiton ndaj Partizanit 0-1, shkodranët ngjiten në vendin e gjashtë

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 1 ore

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 22 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
20 Nëntor 2026, 20:37

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
20 Nëntor 2026, 18:37

Rrumpallhane në PS!

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 6 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.