Biden uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i ka shkruar një letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lartë të arriturat e Kosovës. Veç tjerash ai ka thënë se Kosova ka vend të veçantë në zemrën e familjes së tij.

Po ashtu Biden ka thënë se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në përpjekjet për një marrëveshje me Serbinë që përfundon me njohje reciproke.

”Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë ta mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”.

SHKARKO APP