Bie çmimi i perimeve në treg, prodhimi vendas dominon Lushnjën, kërkesa rritet ndjeshëm
Çmimet e perimeve të stinës kanë pësuar ulje deri në përgjysmim krahasuar me një javë më parë në tregun e shumicës në Lushnjë, ku mbizotëron prodhimi vendas nga serat e Myzeqesë.
Prodhues dhe tregtarë shprehen se çmimet ndryshojnë çdo ditë dhe përcaktohen kryesisht nga tregu.
“Çmimet janë të arsyeshme deri tani. 100 lekë ka shkuar kilogrami i domates, ka rreth një javë që është ulur çmimi, ku kemi shitur edhe me 50 lekë kilogramin e domates. Çmimin e vendosin tregtarët, jo ne shitësit” – u shpreh një prej prodhuesve.
Sipas fermerëve, dëmet e dimrit sollën prodhim më të pakët dhe çmime më të larta, ndërsa mashurka vijon të tregtohet mbi 200 lekë për kilogram.
“Tani për tani janë mirë çmimet. Deri tani qepa është shitur me 150 lekë.”
Ndërkohë, nga Divjaka kanë dalë karrota dhe patatja me çmime të leverdishme, duke rritur kërkesën.
Pikat e grumbullimit kanë nisur eksportet, por çmimet mbeten të njëjta me tregun vendas, ndërsa ofertat e shumta kanë sjellë ulje edhe për produktet e importit.
KOHA JONË SONDAZH

