Bie dëbora e parë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë
Reshjet e para të dëborës kanë zbardhur Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Bora ka tërhequr edhe turistët e parë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ndau momente nga ngjitja e turistëve në Majën e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit. AKZM tha se një grup turistësh zgjodhën të ngjiteshin në majën më të lartë të parkut, Maja e Rreshpës, në lartësinë 2262 m mbi nivelin e detit, për të shijuar nga afër dëborën e parë për këtë vit.
Parku Kombëtar i Ekosistemit Shebenik – Jabllanicë, shtrihet në verilindje të vendit tonë, në kufijtë e administrimit pyjor të Librazhdit dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 33 927,66 ha, ku pjesën kryesore e zënë pyjet, pastaj kullotat, tokat bujqësore ato jo prodhuese, shkëmbore, si dhe trojet.
Parku shtrihet brenda kufijve të Bulqizës, Steblevës me rrugën Librazhd – Dorëz, ura e lumit Rrapun, pranë fshatit Zagosht, Shkalla e Lunikut, fshati Llangë dhe Fushë-Studen.