Bie interesi për mjekësinë me 40%, maturantët frika nga mbajtja “peng” e diplomës

Maturantët që këtë vit kanë aplikuar në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, do të duhet që të zhvillojnë testimin e informatizuar pranë Qëndrës së Shërbimeve Arsimore nga data 10 deri më 20 gusht.

Në krahasim me vitin e kaluar, numri i aplikantëve ka rënë me 40%. Studentët aktualë i lexojnë shifrat si një pasojë e ligjit që iu mban peng diplomën dhe I’u heq mundësinë për tu specializuar në shtete të tjera.

Ministria e Arsimit e konsideron ligjin në interesin e shumicës së popullsisë, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i kuotave në dispozicion duke shkuar në rreth 500 të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit nëse ligji për studentët e mjekësisë do të dekretohet apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?