BIE MAKINA ME 4 PERSONA NË LUMË, HUMB JETËN NJË GRUA DHE NJË BURRË

 

Një aksident ka ndodhur në Tropojë në vendin e quajtur Ura e Dragobisë, me pasojë vdekjen e një gruaje dhe një burri të quajtur Shan Pjetri.

Makina në të cilën po udhëtonin katër persona ka rënë në lumin e Valbonës  duke i marrë jetën dy personave, mes të cilëve një gruaje identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur edhe pse dyshohet se bëhet fjalë për Shpëtime Lilajn. Trupi i saj është nxjerrë nga uji që policia po heton për të zbardhur shkaqet. Dy të  plagosurit e tjerë janë Albert Hysa dhe Shqiponja Mustafa të cilëve u është dhënë menjëherë ndihma e parë.

SHKARKO APP