Bie në kazanin e rrushit, vdes emigranti në Greqi
Një shqiptar, baba i dy fëmijëve të vegjël ka gjetur vdekjen në Greqi, pasi ka rënë në kazanin e fermentimit të rrushit. Mediat greke raportojnë se kur e kanë parë punëtorët e tjerë, 34 vjeçari ishte bërë copë nga makineritë e përpunimit. Shqiptari prej kohësh punonte dhe jetonte në Volos.
Mësohet se kazani ka qenë rreth 3 metra i thellë dhe i riu shqiptar e ka pasur të pamundur që të dilte. Nga hetimet paraprake dyshohet se 34-vjeçarit i ka rrëshkitur këmba.
KOHA JONË SONDAZH

