Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 35-vjeçari

Një elektriçist ka ndërruar jetë mesditën e sotme në zonën e Rrashbullit, në qytetin e Durrësit.

Nga informacionet paraprake, 35-vjeçari me iniciale K.XH po riparonte një difekt elektrik në një shtyllë, ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?