Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën gruaja

Një 71-vjeçare nga fshati Goriçan i Fierit është gjetur e pajetë në banesë nga të afërmit e saj rreth mesnatës.

Sipas informacionit të policisë bëhet me dije se 71-vjeçarja me inicialet Sh.D ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth mesnatës, në fshatin Goriçan, është gjetur nga të afërmit e saj, në banesë, pa shenja jete, shtetasja Sh.D., 71 vjeçe, e cila dyshohet se e ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike”, njofton policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?