Bie nga lartësia e një pallati ku po punonte, ndërron jetë 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës në Tiranë pasi ka rënë nga një pallat ku ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat në ndërtim në “Rrugën e Elbasanit. “Rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç”, bën të ditur policia.

Për këtë ngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?