Bie nga lartësia, humb jetën punëtori i ndërtimit në Tiranë
Punonjësi i një kompanie ndërtimi ka ndërruar jetë sot teksa punonte mbi një shkollë në rrugën e “Kastriotëve” në Tiranë. Mësohet se punonjësi është 57 vjeç dhe ka ndërruar jetë pas rënies nga lartësia.
“Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar , tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.