Bie nga një lartësi e madhe, në gjendje të rëndë punëtori shqiptar. ja emri

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, në Itali. Një punëtor shqiptar ka rënë nga një lartësi e madhe, teksa ka qenë duke punuar në kompaninë e ndërtimit “Rocchi Stadium”. Mediat italiane raportojnë se ka rënë nga rreth 10 metra lartësi 30-vjeçari shqiptar Olsi Corka.

Sipas raportimeve paraprake, punëtori shqiptar mbante larg çantën e plehrave nga tarraca e ndërtesës.

Nga rënia i riu ka pësuar disa fraktura dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur një patrullë e policisë lokale dhe një inspektor i sigurisë në punë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?