Bie nga tarraca, vdes në spital 63-vjeçarja në Tiranë
Një grua ka rënë nga tarraca e banesës së saj në Tiranë. Me gjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmë, ajo ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çesk Zadeja”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31. 07. 2018, në rrugën “Çesk Zadeja” ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës shtetasia Z. A., vjeçe 63, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.
KOHA JONË SONDAZH

