Bie rubla ruse, Presidenti i Celesit Abramoviç humbet 449 milionë dollarë në 48 orë

Kriza ekononike ruse e shkaktuar nga zhvlerësimi drastik i monedhës ruse ka bërë që dy milarderët rus, Roman Abramovich dhe Alisher Usmanov të humbin miliona dollarë brenda 48 orëve. Pasi ra fuqishëm paraja ruse, Abramovich brenda 48 orëve, sipas mediave ruse mësohet të ketë humbur plot  449.5 milion dollarë. Më shumë se ai ka humbur miliarderi i Arsenalit, Alisher Usmanov që brenda 48 orëve ka humbur 809 milion dollarë. Indeksi financiar i Bloomberg raporton se humbja e tyre mund të pësoi edhe më shumë rënie drastike, sepse monedha ruse mund të ketë edhe më shumë rënie në ditët në vazhdim. Humbja katastrofale e milionave mund të ndikoi edhe në të ardhmen e tyre në investimet në futboll, pasi thuhet se është e sigurtë se shifra prej 1 miliard dollarë humbje do ti kapë të dy miliarderët e Premierligës.

Duket se humnera ruse po merr para edhe miliarderët rus që jetojnë në Londer.

SHKARKO APP