Bie sistemi i policisë në Maqedoninë e Veriut, ndalohet përkohësisht hyrja e automjeteve nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se një defekt teknik në sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të pikave kufitare në gjithë territorin e shtetit fqinj.

Si pasojë e këtij defekti, autoritetet maqedonase janë detyruar të kalojnë në regjistrim manual të udhëtarëve, duke rikthyer përkohësisht edhe kontrollin e dyfishtë kufitar. Kjo ka sjellë vonesa të mëdha dhe krijimin e kolonave të gjata në pikat kufitare me Kosovën.

“Në këtë moment, regjistrimi po bëhet në mënyrë mekanike. Derisa të rikthehet funksionimi i sistemit kufitar të RMV-së, kontrolli i dyfishtë do të vazhdojë,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kujdes udhëtimet drejt Maqedonisë së Veriut, duke marrë parasysh situatën aktuale dhe vonesat e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet kanë premtuar informim të vazhdueshëm në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe për rikthimin e funksionalitetit të sistemit kufitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?