FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bie zjarr, flakët afrohen pranë bizneseve në zonën turistike të Shëngjinit

Një zjarr ka përfshirë këtë të premte masivin me pisha në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, duke shkaktuar shqetësim për shkak të afërsisë me bizneset që operojnë në këtë zonë turistike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e tjera emergjente, të cilat po punojnë për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Fokusi kryesor i ndërhyrjes është mbrojtja e pyllit me pisha, por e bizneseve dhe objekteve që ndodhen pranë vatrës së zjarrit. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon. Autoritetet po monitorojnë situatën për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?