Bie zjarr në Dhërmi, pushuesit po thithin tym në plazh
Aktualitet E Mërkurë, 13 Korrik 2022 20:27
Vijnë për pushime, por po thithin tym. Një zjarr ka rënë këtë pasdite në Dhërmi. Tymi është përhapur në hotelet e zonës dhe me vështirësi duket plazhi. Edhe pse kjo situatë vijon prej disa minutash, ende autoritetet nuk kanë marrë masa për të shuar zjarrin që po dëmton pushimet e mijëra turistëve të huaja dhe vendas në zonën e Dhërmiut.