Bie zjarr në fshatin Koxhas, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Një zjarr ka përfshirë fshatin Koxhas, në zonën e Bashkisë Shijak, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta që po favorizojnë zgjerimin e vatrës së flakëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Shijak, të cilat po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Për shkak të intensitetit dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, është kërkuar edhe ndërhyrja e ekipeve zjarrfikëse nga Durrës dhe Vorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me toka bujqësore dhe shkurre, ndërsa nuk raportohet ende për dëme në banesa apo persona të lënduar. Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon.
KOHA JONË SONDAZH

