Bie zjarr në Kuzum Babanë, rrezikohen banesat edhe Teqeja

Një zjarr ka rënë në kodrën e Kuzum Babasë, në Vlorë, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Vlorës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Situata paraqitet shqetësuese pasi në afërsi të vatrës së zjarrit ndodhen banesa, si dhe Teqeja e Kuzum Babasë, një nga objektet me rëndësi fetare dhe historike në qytet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?