
Pasditen e kësaj të hëne, një zjarr ka rënë në zonën e Llamanit, në Himarë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë po favorizon përparimin e zjarrit. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por temperaturat e larta janë kryesisht shkaktarët kryesorë.