Bie zjarr në një pallat 12-katësh

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në një pallat 12-katësh në shëtitoren e palmave, një prej zonave më të populluara të qytetit të Lushnjes. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një përcjellës i kondicionerit, i cili ka marrë flakë.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës. Grupi hetimor i policisë së shtetit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Situata është normalizuar brenda pak minutash, ndërsa specialistët e OSSHE pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?