“Biftek dhe fileto”/ Policia kap mat kasapin shqiptar që trafikonte kokainë në Itali
Një 28-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij italiane janë arrestuar në Itali pasi akuzohen për tregti droge. Shqiptari me profesion kasap, banues në komunën Savona, u vu në pranga si pjesë e operacionit të koduar “Tender Meat”, pasi pas repartit të therjes së mishit në një supermarket, lulëzonte tregtia e drogës.
Pas identifikimit të disa blerësve dhe shpërndarësve të drogës, hetimet vazhduan dhe kështu u bë e mundur gjetja e ‘celulës’ së drogës së tyre, që rezultoi të ishte një garazh në Savona, që përdorej nga e dashura 25-vjeçare e shqiptarit për ruajtjen e drogës.
Për drogën përdoreshin kode të ndryshme, që në shumicën e rasteve ishin emra mishrash, si “biftek”, “brinjë” dhe “fileto”. Këto emra nënkuptonin sasinë e gramëve të kokainës.
Shqiptari fitonte rreth 50 mijë euro në javë nga shitja e kokainës së pastër dhe droga shpërndahej në zona të ndryshme si Andora, Laigueglia, Loano e Finale Ligure, të gjitha komuna në provincën e Savona-s.