“Big Brother” në rrugët e Tiranës, policia ‘dend’ me gjoba shoferët, ja shkeljet e konstatuara (Video)

Qindra gjoba për shoferët që shkelin kodin rrugor në rrugët e Tiranës. Rrugorët e kryeqytetit, duke konsideruar ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, kanë vijuar kontrollet policore dhe verifikimet e tyre, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe për procedimin e shkeljeve që nga analizat e riskut rezultojnë edhe shkak për aksidentet rrugore.

Patrullimet dhe kontrollet policore janë fokusuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, në varësi të problematikës që i karakterizon ato, siç janë korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave, sistemet e fiksimit për fëmijët nën 12 vjeç, shkeljet e sinjalizimit të ndritshëm (semafor), përdorimi i aparateve celular gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Në funksion të kontrolleve, përgjatë 24 orëve të fundit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht:
67 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për shërbimin publik dhe ato të biçikletave;

Swiss Digital Desktop Reklama

26 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se vazhdonin lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë;
13 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar se mbanin fëmijët nën 12 vjeç, të papajisur me sisteme fiksimi;
56 drejtues mjetesh, pasi janë konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, janë vendosur 567 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?