Bilanc lufte nga aksidentet, afro 9 mijë viktima në 30 vite
Afro 300 shqiptarë humbin jetën në rrugë nga aksidentet rrugorë ndërsa mbi 1500 të tjerë mbeten të plagosur.
Viti që ka pasur më shumë aksidente është viti 1994 kur nisi në masë edhe përdorimi i makinave personale, ku janë shënuar 421 të vrarë ndërsa viti që ka pasur me pak viktima ka qenë 2020 me 181 të vrarë nga aksidentet shifër që mund të lidhet me kufizimin e lëvizjes për shkak të pandemisë.
Në Ditën Botërore të përkujtimit të viktimave nga Trafiku Rrugor, Policia zhvilloi një aktivitet sensibilzues, ku u bën apel të gjithëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shpëtuar jetë.