Bilanci i Artan Didit në krye të policisë

Artan Didi, bashkë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kanë qenë dy njerëzit më të sulmuar nga opozita.

Didi u sulmua ashpër që ditën e parë te emërimit të tij.

Opozita kërkoi që ai të dorëhiqej sapo u emërua, me argumentin se nuk kishte vitet e nevojshme në detyrë, për të qenë drejtor i Policisë së Shtetit.

Për më tepër, opozita e akuzonte se kishte vrarë një person, gjatë pengmarrjes së një autobusi në vitin 1999.

Pavarësisht akuzave, Didi vazhdoi punën e tij dhe shënoi disa suksese të rëndësishme. Më i madhi prej tyre është padyshim ndërhyrja në Lazarat. Por, edhe operacioni në Dukagjin apo shkatërrimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë, janë suksese të konsiderueshme.

Një tjetër arritje është edhe arrestimi i disa vrasësve të rrezikshëm me pagesë, si dhe personave që terrorizuan vendin për disa muaj me vënien e eksplozivëve.

Ndërkohë, pika më e ulët për të është moszbardhja e vrasjes së Artan Santos. Ende e kësaj dite nuk dihen as arsyet dhe as autorët e kësaj vrasje të bujshme.

Dhe tani vjen çështja 'Frroku', e cila e bëri të japë dorëheqjen, për shkak të fshehjes së kërkesës së Interpolit belg, nga vartësit e tij.

SHKARKO APP