Bilanci i gushtit nga Policia Rrugore në Lezhë: Mbi 5 mijë masa dhe 2806 drejtues të gjobitur për shpejtësi

Policia Rrugore e Lezhës ka bërë bilancin e kontrolleve të zhvilluara gjatë muajit gusht, ku në fokus ka qenë parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë në rrugë. Gjatë kontrolleve në akset rrugore të qarkut, janë ndëshkuar 2806 drejtues mjetesh për tejkalim të shpejtësisë së lejuar. Për 529 prej tyre, shkelja është shoqëruar edhe me masa plotësuese, përfshirë pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga patenta.

Një numër i lartë shkeljesh është konstatuar edhe në lidhje me parakalimet e gabuara. Sipas Policisë Rrugore, 2059 drejtues janë ndëshkuar për këtë shkelje, ndërsa 214 drejtues automjetesh dhe motomjetesh janë kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Bilanci i gushtit përfshin edhe procedime penale. Në Prokurori janë referuar 12 drejtues mjetesh, prej të cilëve 5 janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur, ndërsa 7 janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

4 persona të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Policia Rrugore bën me dije se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale të qarkut të Lezhës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e shkeljeve. Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të shmangin shpejtësinë dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit. Për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?