Bilanci i tragjedisë, Xhaçka: Ende ka njerëz nën rrënoja, 250 pasgoditje

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një deklarate për mediat, bëri të ditur bilancin e tragjedisë. Teksa tha se ka ende njerëz në rrënoja, ministrja bëri me dije se deri në orën 18:30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. Kurse për pasgobitjet, Xhaçka tha se deri më tani janë regjistuar 250. ”Ky ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike”.

Deklarata e plotë

Nata që kaloi ka qenë e vështirë dhe e di që sot, shumë qytetarë presin me shqetësim e frikë çdo të sjellë nata e sotme. Lutem per sa me shume gjakftohtësi te jete e mundur per te evituar cdo lëndim qe nuk vjen nga tërmeti por nga paniku. Ne po bëjmë gjithçka mundemi, po bejme detyrën tone si qeveri per te adresuar situatën e renduar ne zonat te prekura nga tërmeti. I gjithë shteti është në këmbë duke nisur nga ekipet e kërkim shpëtimit, efektivë e ushtrisë e policisë, mjekët, prefektët, kryebashkiakët, deputetët, i gjithe kabineti qeveritar, dhe qindra e qindra qytetare qe jane solidarizuar duke dhene ndihmën e tyre te palodhur e mbështetjen e pakursyer.

Ka patur shumë pyetje sot, sidomos mbi përmasat e dëmeve. Kerkoj mirëkuptimin tuaj, prioriteti ynë, edhe në momentin që po flasim është shpëtimi i çdo jete që mund të shpëtohet. Është e pamundu ne kete moment, kur të gjitha energjitë janë përqëndruar në operacionet e kërkim-shpëtimit, që të kemi një panoramë të detajuar të dëmeve. Dëmet janë të mëdha, këtë e dimë. Ky ishte tërmeti më i fortë që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm është shoqëruar nga 250 pasgoditje, të cilat sipas ekspertëve sizmiologë pritet të vijojnë, shpresojmë me intensitet me te ulet sic eshte trendi, deri ne stabilizimin e pllakave tektonike.

Dua të përsëris edhe një herë apelin, për çdo qytetar, banesa e të cilit është dëmtuar: bëni kujdes e mos hyni në banesa, pa u bërë më parë inspektimi nga njesite e specializuara. Në respekt të qytetarëve dua të bëj një pasqyrë të situatës së deritanishme por theksoj edhe një herë se, informacioni përditësohet çdo minutë e shifrat mund të ndryshojnë. Deri në orën 18.30 minuta raportohet se 21 persona kanë humbur jetën në prefekturën Durrës, saktësisht në Durrës dhe Thumanë si pasojë e shembjes së godinave. E theksoj se ky bilanc tragjik mbetet ende per tu konfirmuar zyrtarisht nga strukturat përkatëse te shëndetësisë dhe rendit sipas protokollove te ekspertizës perfundimtare. Në godinat e shembura vazhdon puna e kërkim shpëtimit, pasi një numër qytetarësh rezulton të jenë ende të bllokuar nderkohe qe për disa të tjerë nuk ka raportime nëse janë ndodhur apo jo në banesa, në momentin e lëkundjeve të tokës. Falë ndërhyrjeve të ekipeve të specializuara, 45 persona kanë mundur të shpëtohen duke u nxjerrë nga rrënojat e duke u dërguar për ndihmë mjekësore. Rreth 600 banorë janë lenduar dhe kanë marrë ndihmën pranë spitaleve apo qendrave shëndetësore.

Mësimi sot në të gjitha shkollat, universitetet, kopshtet e çerdhet është pezulluar dhe do të vazhdojë i pezulluar edhe nesër nderkohe qe qeveria pak minuta me pare e shpalli 27 nëntorin dite zie kombetare ne respekt te jetëve te humbura. 2 mijë efektivë të Forcave të Armatosura (efektivë xhenio, forcat speciale e ato komando), 1 900 efektivë të Policisë së Shtetit jane ne terren dhe gatishmëri te plote, bashke me ekipet e zjarrfikësve të bashkive, dhjetra ekipeve mjekësore dhe qindra qytetarë te cilët janë angazhuar në terren dhe janë në gatishmëri të plotë, për të bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e personave të bllokuar në rrënoja apo ngritjen e çadrave dhe strehimin e familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar.

Prej disa orësh, ekipeve tona të kërkim shpëtimit, të cilat po punojnë pa ndërprerje në Durrës e Thumanë, i janë bashkuar mbi 200 efektivë, ekspertët më të mirë të emergjencave civile të ardhur nga Italia, Greqia, Franca, Turqia, Kroacia, Kosova, Mali i Zi dhe Rumania. Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Zyrës Rajonale të Asistencës për Fatkeqësitë Natyrore do të asistojnë nevojat në terren. Faleminderit partnereve për solidaritetin! Paralel me operacionet e kërkim shpëtimit që do të vazhdojnë edhe gjatë natës, që prej prej mesditës së sotme, pranë stadiumit në Durrës dhe fushës së sportit në Thumanë nisi ngritja e 300 çadrave për strehimin e afro 1 mijë banorëve.

Gjithashtu Shtëpia e Pushimit të Ushtrisë në Durrës me kapacitet 200 persona është në dispozicion të banorëve në vështirësi. Janë 90 palestra në Tiranë, Durrës, Krujë e Lezhë te cilat po pershtaten per te akomoduar familjet e pastreha ne rast nevoje. Krahas kapaciteteve akodomuese të siguruara nga pushteti vendor dhe ai qendror, jane shume hotele në Vlorë, Durres e Tiranë te cilat, ne shenje solidariteti, kanë ofruar strehim e trajtim për çdo bashkëqytetar në vështirësi. Orët në vijim do jenë të vështira por solidariteti mes njëri-tjetrit dhe përkushtimi i cdo punonjësi në strukturat e specializuara do ta bëjë më të lehtë përballimin e një situate, që askush nga ne nuk do të donte ta përjetonte. Lutjet tona sot janë për çdo familje shqiptare, dhe ne veçanti per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre dhe te gjithë atyre qe i mbijetuan kësaj tragjedie te paparashikuar. Kurajo dhe Zoti qofte me cdo familje shqiptare.

SHKARKO APP