Bilanci i zi i 2020-ës/ 6248 aksidente rrugore, 159 viktima

Aksidentet sipas qarqeve për vitin 2020

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një sfidë për autoritetet.

Pak orë pas aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën 4 qytetarë nga Kosova, mes tyre dhe dy fëmijë, Qëndra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka publikuar shifrat e aksidenteve rrugore gjatë vitit që lamë pas.

Gjatë 2020, në të gjithë vendin janë regjistruar 6248 aksidente, ndërsa 159 persona kanë humbur jetën.

Ndonëse viti që lamë pas ishte një vit i mbingarkuar për shkak të situatës së Covid-19, situata e aksidenteve mbetet sërish një problematikë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qarqet me numrin më të vogël të aksidenteve janë Dibra dhe Kukësi me përkatësisht 50 dhe 52.

Njoftimi i plotë:

KUJDES: Ka më shumë të vdekur nga aksidentet rrugore sesa nga luftrat!

Aksidentet rrugore janë “VRASËSE”. 6248 Aksidente rrugore janë regjistruar gjatë vitit 2020 në të gjithë vendin tonë.

Viti që sapo iku, ishte një vit i vështirë. Si pasojë e pandemisë së COVID-19 në vendin tonë deri tani fatkeqësisht kanë humbur jetën 1261 persona.

Ndërsa nga aksidentet rrugore fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona.

Edhe pse gjatë vitit 2020 kemi pasur shpesh edhe kufizim lëvizje numri i aksidenteve rrugore është shumë i lartë.

Numrin më të lartë të aksidenteve e regjistron Tirana me 2631 aksidente, e më pas vijnë qytetet e tjera si Vlora me 803, Durrësi me 576 etj.

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ju mban vazhdimisht të informuar mbi aksidentet rrugore dhe ju këshillon të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Aksidentet sipas qarqeve:

Tiranë: 2631 aksidente.

Durrës: 576 aksidente.

Berat: 328 aksidente.

Elbasan: 458 aksidente.

Fier: 442 aksidente.

Gjirokastër: 167 aksidente.

Korçë: 359 aksidente.

Kukës: 50 aksidente.

Lezhë: 297 aksidente..

Shkodër: 85 aksidente.

Vlorë: 803 aksidente.

Dibër: 52 aksidente.

Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.

Ka ardhur koha ti themi STOP humbjes së jetës për mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor.

SHKARKO APP