Biletat e avionëve, kapet mashtruesja në Tiranë

Të paktën 3 qytetarë janë mashtruar nga një agjenci udhëtimesh, që ndodhet në bulevardin ”Zhan d’Ark” në kryeqytet. Pronarja e saj u arrestua nga Policia e Tiranës me akuzën e mashtrimit dhe fshehjes së të ardhurave.

Hetimi për Klarita Sadikaj kishte nisur që në datën 27 korrik, kur është bërë denoncimi i parë. Qytetarët kishin prenotuar bileta udhëtimi, por agjencia dyshohet se i ka anuluar ato, duke përvetësuar shuma parash që varionin deri në 1.500 euro. Disa qytetarëve të tjerë që kanë rënë pre e mashtrimit, një ditë më parë u ka mbërritur një “SMS” nga agjencia në fjalë.

Këtë të enjte, agjencia ishte e mbyllur, ndërkohë që qytetarë të tjerë ishin paraqitur herët në mëngjes për të kërkuar informacion. Kjo agjenci, në fakt operonte në treg prej disa vitesh, por nuk dihen shkaqet që e kanë çuar të mashtronte klientët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të shmangur skema të tilla, ekspertët sugjerojnë që qytetarët të konfirmojnë biletat pranë kompanive ajrore, ose t’u drejtohen agjencive serioze. Një alternativë tjetër është prenotimi “online” nga vet qytetarët, nëpërmjet llogarive të tyre bankare. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?