Binaj: Teatri gjurmë e parë e qytetërimit të Tiranës, më parë dukej si fshat
Të shumtë kanë qenë aktorët që kanë shprehur shqetësimin e tyre për shembjen e Teatrit Kombëtar ditën e sotme.
Aktori Florian Binaj në një intervistë për Ora Neës e ka cilësuar teatrin si një prej gjurmëve të para të qytetërimit në Tiranë.
Florian Binaj: Ishin pamje të rënda. Ajo që ndodhi sot është ajo që na pret përpara. Gjithçka u bë në orare që nuk lejoheshin lëvizja e qytetarëve. Kanë insistuar 22 vite për ta shembur. Po të kishte qenë e mirëqenë kjo gjë duhej shembur do të kishim qenë dakord. Sot u zhduk një kujtesë e Tiranës. Këta duan që ne të mbajmë mend Tiranën që duan këta, jo atë që ka qenë e vërtetë. Ka pasur shumë nga ato artistë që thonë se ajo godinë nuk kishte asnjë kusht, por nuk janë arsye për ta shembur, ka qenë arsye për tu restauruar. Koha do jetë ajo që do të vendosë se kush ka qenë në anën e duhur apo jo. Ajo mund të kthehej në shumë lloje gjërash. Në Itali ka shumë kisha që janë kthyer në kisha lokale-muze. Ky teatër ka qenë një nga gjurmët e para të qytetërimit të Tiranës. Përpara se të bëhej teatri, ministritë stadiumi, akademia e shkencave, Tirana ka qenë një fshat. Duke shkatërruar gjurmën e parë të qytetërimit.