Binesmeni nga Tepelena kapet mat me prostitutën. E kishte paguar 10 mijë lekë
Një biznesmen dhe një femër, e cila ushtronte prostitucion janë arrestuar në flagrancë në një hotel në Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të enjtes teksa shtetasja me iniciale D.T. 31 vjeç, hyri në hotel, e ndjekur më pas nga klienti i saj që hyri nga dera e pasme e hotelit.
Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, po e mbanin në vëzhgim 31-vjeçaren dhe klientin e saj 48-vjeçar, banor i Tepelenës.
48-vjeçari mësohet se është bisnesmen në fushën e ndërtimit në Tepelenë e Përmet dhe kishte parashikuar të kalonte darkën me prostitutën 31-vjeçare nga Gjirokastra kundrejt shumës prej 10 mijë lekesh te reja. Ata kanë prangosur menjëherë biznesmenin e bashkë me të edhe prostitutën 31-vjecare. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.