Bipas BBC, themeluesi i “Mango”, 71-vjeçari, Isak Andic, vdes në një aksident
Isak Andic, themeluesi miliarder i veshjeve të modës “Mango”, vdiq sot në një aksident ndërsa eksploronte shpellat pranë Barcelonës, sipas BBC.
Mediet spanjolle raportuan se 71-vjeçari kishte rënë në një luginë ndërsa ishte duke ecur në shpella – që janë pjesë e një vargu malor.
“Andic ishte me djalin e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes kur u rrëzua”, sipas gazetës “El Pais”, duke shkaktuar një reagim të madh emergjence.
Biznesmeni me origjinë turke themeloi kompaninë “Mango” me ndihmën e vëllait të tij, Nahman, në Barcelonë në 1984 dhe zinxhiri i shitjeve tani operon pothuajse në 120 vende.
“Forbes” vlerësoi se pasuria neto e Andic ishte 4,5 miliardë dollarë.
Andic thuhet se ra në një luginë 150 metra ndërsa ishte duke ecte në një zonë të maleve Montserrat – e njohur për shpellat e saj të thella.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez konfirmoi se Andic kishte vdekur në një aksident në shpellat Salnitre de Collbató.
“Gjithë dashurinë dhe njohjen time për punën tuaj të shkëlqyer dhe vizionin e biznesit, i cili e ka kthyer këtë kompani spanjolle në një lider botëror në modë”, tha Sanchez.
Presidenti i qeverisë së Katalonjës, Salvador Illa Roca, tha se ishte i tronditur nga vdekja e Andic duke e përshkruar atë si një biznesmen të përkushtuar – i cili kontribuoi për ta bërë Katalonjën të madhe dhe për ta projektuar atë në botë.
Andic u zhvendos në rajonin verilindor të Katalonjës së Spanjës në vitet 1960 me familjen e tij dhe ishte një drejtues jo-ekzekutiv i kompanisë kur vdiq.
“Mango” kishte një xhiro vjetore prej 3,1 miliardë euro në 2023.
Ai shihej se kishte një rivalitet me themeluesin e “Zara”, “Amancio Ortega”, një tjetër miliarder spanjoll i modës.
Popullariteti i markës në Britaninë e Madhe u rrit në vitin 2011 kur modelja britanike Kate Moss u shpall si imazhi i “Mango”. //a.i/