Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
BIRN: Balluku drejtoi për 6 vite Albcontrol, nuk u ankua kurrë për rrogat e larta

BIRN: Balluku drejtoi për 6 vite Albcontrol, nuk u ankua kurrë për rrogat e larta

Aktualitet
E mërkurë, 7 Prill 2021 18:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kompania e menaxhuar prej shumë vitesh nga ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku rezultoi për shumë vite një kompani fitimprurëse. Por që nga viti 2018, ajo ka ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, pavarësisht se të ardhurat e saj kanë qenë në rritje.
Nga Gjergj Erebara | BIRN |

Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.

Mund t'ju interesojë

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 21 minutash
Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Përkeqësohet moti, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë

Para 26 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 33 minutash

Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.

Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI.

Lexoni edhe…

  • Mbyllet aeroporti i Rinasit, anulohen të gjitha fluturimet
  • Njerëzit e Ramës dhe Ballukut. Ja kush janë drejtuesit Albcontrol që kanë përgjegjësi për bllokimin e fluturimeve
  • Presidenti reagon për bllokimin e Rinasit: Jemi vend i NATO-s, qeveria të zgjidhë situatën kritike
  • Rama shpik grupe armiqësore për fushatë: Bllokuesit e fluturimeve në aeroport do të ndiqen penalisht
  • Vasili: Qeveri horrash! Bllokuan Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar të vendit
  • Balluku flet nga Rinasi: Pezullimi i fluturimeve, organizim i mirëfilltë politik!
  • Meta: Qeverisë do t’ia jap përgjigjen sot pasdite nga Vlora, të shikoj nëse është hapur Aeroporti i Vlorës
  • Mashtrimi i Rama-Ballukut me Rinasin: Paratë që ju mbahen kontrollorëve shkojnë tek Beccheti
  • Berisha: Stop terrorit psikologjik, autoritetet e huaja të hetojnë
  • Ylli Manjani: Kujdes nga propaganda e Ramës. Opozita dhe Presidenti nuk kanë gjë në dorë për Albcontrol

Etiketat e lidhura

AlbcontrolBelinda Ballukuedi ramagrevagrusht shtetikonfliktiministrjaPolicia e MinistrjaPolicia e ShtetitShtetitRinasTiraneushtria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 9 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 18 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 19 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 21 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.