Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:01 Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur Një ndërtesë është shembur në Brooklyn të New York-ut, duke lënë dy të vdekur dhe 19 të plagosur, sipas raportimeve të para për një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Presidenti e quan regres, por e dekreton ligjin e ri për Komisionet Hetimore

Aktualitet E enjte, 18 Janar 2024 17:23
BIRN: Presidenti e quan regres, por e dekreton ligjin e ri për Komisionet Hetimore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Blerina Gjoba

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi të enjten ligjin e ri për komisionet hetimore, pavarësisht kritikave dhe apelit të opozitës se ky ligj bllokonte të drejtën e saj kushtetuese për kontroll parlamentar.

Në argumentimet e tij, Begaj shpreh rezerva për disa dispozita të ligjit dhe quan “regres”një prej pikave, por nuk sheh shkelje kushtetuese në ndryshimet e miratuara në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca.

“Është e vërtetë se dispozita për marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve me vendim të ndërmjetëm formon regres në raport me ligjin e mëparshëm, i cili, kryerjen e këtyre procedurave nuk ia nënshtronte votimit, por çështja në vetvete nuk ka lëndë kushtetuese,”argumenton Presidenti. Në reagimin e shpërndarë për mediat nga Presidenca konstatohet se “ligji nuk mund të quhet antikushtetues”.

Dekreti i presidentit Begaj vjen pas përplasjeve disamujore në Parlament, për shkak se mazhoranca rrëzoi disa kërkesa të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkoi kreut të shtetit që të mos e dekretonte këtë ligj, pasi cënonte të drejtën kushtetuese të opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe se ishte miratuar në shkelje të procedurave parlamentare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas përfaqësuesve të opozitës, hyrja e ligjit në fuqi “minonte dialogun politik”. Por, presidenca sqaron se ligjet shpallen pas verifikimit të kushtetuetshmërisë së dispozitave të reja dhe të procedurës së miratimit të tyre dhe se ky kontroll nuk verifikon asnjë aspekt me përmbajtje politike të ligjit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti pranon se ka pritur negociata dhe bashkëpunim politik në periudhën 20 ditore të afatit për shpalljen e ligjit dhe se e ka ftuar “eksponentët më të zëshëm të opozitës që të kërkonin kompromisin me shumicën parlamentare” për ligjin. Menjëherë pas shpalljes së ligjit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e akuzoi Presidentin e Republikës se ka humbur rolin si garant i Kushtetutëes si dhe shansin për të qëndruar mbi palët.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh
Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 9 orësh

“Shpallja e ligjit sot është bërë bazuar në vendimin që nëse Rama do rishikonte ligjin, Presidenti do gjente argumenta kushtetues për ta rikthyer çështjen në rishqyrtim në Kuvend,” tha Bardhi duke komentuar njoftimin e Presidencës. Sipas tij, me hyrjen në fuqi të këtij ligji është zhbërë çdo rol kushtetues për kontrollin e qeverisjes, pasi i është mohuar opozitës një instrument kushtetues.

Bardhi shtoi se nuk është opozita që shmang dialogun, pasi sipas tij, prej 3 muajsh ka shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje për respektimin e rregullores. “Ka qenë mazhoranca ajo, dhe ndjej keqardhje që presidenti nuk e ka konstatuar këtë, që jo vetëm s’ka pasur asnjë reflektim, por në të kundërt ka shtuar masat agresive e arrogante ndaj opozitës,” theksoi Bardhi.

Komisionet hetimore janë bërë shkak për nisjen e një proteste gati 3 mujore të opozitës duke bllokuar komisionet parlamentare dhe seancat plenare të Kuvendit. Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022, mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen. Në një situatë të tensionuar politike, PS ndryshoi ligjin duke kufizuar të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosi rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbledhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. /BIRN/

Etiketat e lidhura

begaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Tani

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 2 orësh

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 14 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 16 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.