Biseda e Berishës me ambasadorin për arrestimin e “Gjushit”
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka rrëfyer bisedën me një ambasador të rëndësishëm. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” me gazetarin Roland Qafoku, Berisha tha se ambasadori i kishte thënë që do ta arrestonin Vangjush Dakon.
”Po ju tregoj bisedën me një ambasador shumë të rëndësishëm. Erdhi në zyra dhe më tha: Do ta arrestojnë edhe Gjushin? Unë i them: Mision i pamundur. Pse, më thotë? I them: A ke dëgjuar të arrestohet ndonjëherë gjysma e njeriut, po kjo është si të arrestosh gjysmën e Ramës. Mund të arresosh Ramën por jo gjysmën. Gjushi e peshon në kandar Edi Ramën”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

