Biseda e të ndaluarit Gjuta me njeriun që bleu telefonin e shpërthimeve

Atentatori që vendosi bombat në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është një i ri, mbi 180 cm i gjatë, esmer dhe merret me sport.

Ky është një identikit paraprak i krijuar nga dëshmia e Emirjon Gjutës, i ndaluar për pengim në zbardhjen e së vërtetës.

Ai është aktualisht personi kyç për hetimin, që mund të zbardhë identitetin e njeriut të bombave, vendosur mëngjesin e 10 shkurtit në Tiranë.

16-vjeçari ka riprodhuar në polici bisedën e shkurtër që ka bërë me blerësin e telefonit, të gjetur të montuar në një bombë me lëndë plasëse.

“Unë isha duke shitur telefona tek kryqëzimi mes selisë së PS-së dhe Postës, kur rreth orës 13:00 të datës 9 shkurt (një ditë para shpërthimeve) një djalë i ri, i gjatë rreth 180 cm, esmer, mu afrua dhe më kërkoi një telefon Nokia 16 16”, dëshmon Gjuta.

Por ai mohon se e mban mend personin të cilit i shiti telefonin, për 25 mijë lekë të vjetra. Vetë Gjuta këtë telefon e kishte blerë në një dyqan aty afër, pak orë më herët.

Burime policore thonë për TemA, se kanë dyshime të forta se i riu nuk po tregohet bashkëpunëtor për të zbardhur ngjarjen.

Atij i janë treguar pamje nga kamerat e bizneseve aty afër, që mbulojnë rrugën nga iku blerësi i telefonit (drejt lokal Tajvanit), por Gjuta thotë se nuk e kujton personin që i shiti telefonin.

Të vetmin detaj që mban mend prej tij, thotë se kishte veshur pantallona xhinse?!

SHKARKO APP